Majko e Limpreht ne ceremonine e shkaterrimit te armeve ne Elbasan - (20 Shtator 2001)

  Shikime 1,355

RTV KLAN

Muaj më parë

Lajme Arkiva - TV Klan 2001

100 mijë armë të mbledhura në të gjithë Shqipërinë, gjatë aksionit të çarmatimit të popullsisë civile, janë shkatërruar në Elbasan. Fondet për shkatërrimin e këtyre armëve janë dhënë nga qeveritë e SHBA, Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë. Në ceremoninë e shkatërrimit të këtyre armëve, ka marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, ambasadori amerikan Limpreht, ambasadori anglez Davide Lensman dhe ambasadorë të tjerë.

Në fjalën përshëndetëse, ambasadori Limpreht theksoi, se 9 ditë më parë u vranë pesë mijë njerëz nga një akt terrorist. Midis çarmatimit dhe akteve terroriste, ka një element të përbashkët theksoi Limpreht, sepse si bomba atomike edhe kallashnikovi marrin jetë njerëzish, ndaj qeveria amerikane është e vendosur të japë kontributin e saj, në vendosjen e paqes dhe të lirisë kudo në botë.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko theksoi, se ushtria shqiptare ka nevojë për reformë dhe për të shkatërruar një sasi të madhe armësh, për të cilën nevojiten fondet e qeverive mike.

Pandeli Majko:- “Sigurisht që qeveria e Shqipërisë është angazhuar, që në kuadrin e ristrukturimit të forcave të armatosura të përkrahi programe të tilla. Jam i detyruar të nënvizojë faktin që jemi i vetmi vend në rajon që e kemi futur veten në një program çarmatimi”./tvklan.al

Gazetar - Vladimir Lame


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on ALmores for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komente
AZET - FREIGANG (prod. by Lucry & Suena)
2:50
60 sekonda: Tea Trifoni
1:14
Prive TV
Shikime 202 mijë
Klanifornia - Opinion - Spartak Ngjela
12:39
AZET - FREIGANG (prod. by Lucry & Suena)
2:50
60 sekonda: Tea Trifoni
1:14
Prive TV
Shikime 202 mijë
Çukur'un muhteşem final galası!
31:11
FINEM x SOLO - KPT 2 (prod. ARLENN)
3:57
MELINDA - QA DIN TI
3:45
Melinda Ademi
Shikime 4,3 mln