Gjysma Ime - Me ne fund Eni Çobani zbulon gjysmen e saj Avenir Shehu! (2 Maj 2021)

  Shikime 410,524

RTV KLAN

Muaj më parë

nga prej vitit 2008 në , programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.

Si rrallë herë Eni Çobani dhe bashkëshorti i saj Aveniri kanë dalë së bashku në publik dhe ku tjetër përveçse tek rubrika “Gjysma ime”, ku kanë folur gjatë për njohjen dhe dashurinë e tyre. Ata kanë treguar se pas disa muaj njohje, u fejuan direkt dhe pas një viti fejese shkoi të jetonte tek familja e bashkëshortit pa martesë.

Ardit Gjebrea: Kur ke shkuar tek shtëpia e Avenirit?

Eni Çobani: Neve sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë për të gjithë shqiptarët, Avenirin e kapi një panik shumë i madh sepse po mbyllte dyqanet, i kishin kaluar edhe plumbat në kokë kur po mblidhte mallin dhe ishte në një panik të jashtëzakonshëm. Vjen me një frikë të madhe tek unë në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Mendoni, jetonim akoma me atë kulturën familjare që nuk mund të shkosh tek shtëpia e bashkëshortit pa martesë dhe prindërit e mi ngurruan.

Me shumë zor më kanë lënë, Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija. Për prindërit e Avenirit dhe kryesisht për mamanë e tij të ndjerë, ishte problem i madh ku do flija unë. Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë. Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat. Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të.

Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati?

Aveniri: Nja tre-katër orë derisa vajti mesnata. Kjo qe shaka (qesh). /tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on ALmores for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Komente
Gold AG - Plumbi
3:25
Gold AG
Shikime 217 mijë
Mimoza Shkodra - Largohu
3:19
Mimoza Shkodra
Shikime 726 mijë
60 sekonda: Tea Trifoni
1:14
Prive TV
Shikime 202 mijë
Gold AG - Plumbi
3:25
Gold AG
Shikime 217 mijë
Mimoza Shkodra - Largohu
3:19
Mimoza Shkodra
Shikime 726 mijë
60 sekonda: Tea Trifoni
1:14
Prive TV
Shikime 202 mijë
Cam Tavanlar 2. Bölüm 2. Fragman
0:59
Cam Tavanlar
Shikime 968 mijë
Tion Wayne - Wow [Music Video] | GRM Daily
2:56
Ice cream with mustard challenge🤮 #shorts
0:26